Ndërlidhjet

Tunizi: Femrat protestuese gjysmëlakuriqe – arrestohen


Pamje nga një protestë e mëparshme e grupit FEMEN
Pamje nga një protestë e mëparshme e grupit FEMEN
Tri aktiviste nga grupi femëror FEMEN janë arrestuar pasi kanë protestuar gjysmëlakuriqe në kryeqytetin e Tunizisë. Kjo ishte protesta e parë e këtillë e grupit në botën arabe.

Dy gjermane dhe një franceze janë arrestuar sot pasi i kishin zhveshur rrobat e pjesës së epërme të trupit afër ministrisë së drejtësisë në Tuniz, duke e zbuluar gjoksin e tyre, ku shiheshin mbishkrimet “Ushqimi i gjinjëve” dhe “Revolucion”.

Ato thanë se protesta e tyre ishte në mbështetje të femrës 19 vjeçare nga Tunizia, e cila ishte arrestuar pasi në Internet i kishte publikuar fotografitë e saj gjysmëlakuriqe. Ajo ka thënë se kishte protestuar kundër trajtimit të femrave në Tunizi.

Aksioni i aktivisteve të grupit FEMEN ka nxitur një tubim të masës së zemëruar, që qartazi ishin myslimanë konservatorë, të cilët u përleshen me policinë derisa ata i largonin femrat e zhveshura.

Grupi FEMEN, i themeluar në Ukrainë, ka mbajtur protesta me veshje gjysmëlakuriqe në Evropë, prej vitit 2010, për ta tërhequr vërejtjen për një mori çështjesh.
XS
SM
MD
LG