Ndërlidhjet

Një kitarë e Metallica-s, ngjall polemika në Indonezi


Ilustrim
Ilustrim
Një bass kitarë e nënshkruar nga një anëtar i bendit Metallica është në qendër të një polemike politike në Indonezi.

Instrumenti, që thuhet të jetë dhuratë e basistit Robert Trujillo për guvernatorin e Xhakartës, Joko Widodo është konfiskuar nga Komisioni për Çrrënjosjen e Korrupsionit.

Komisioni pretendon se kitara paraqet mitro, për shkak të një mesazhi të shkruar me dorë “ktheje sërish... luani cool, këtë bass funky”.

Zyrtarët e Komisionit thonë se në gjuhën indoneziane fjalët mund të kenë kuptimin e të kërkuarit diçka në këmbim.

Nuk është konfirmuar se basisti i Metallicës e ka shkruar mesazhin.

Zyrtarët e qeverisë theksojnë se dikush tjetër e ka shkruajtur mesazhin duke përdorur një stilolaps të ndryshëm dhe në një dorëshkrim të ndryshëm nga ai Trujilos.
XS
SM
MD
LG