Ndërlidhjet

logo-print

Vritet njëri lider taliban i Pakistanit?


Wali Rahman Mehsud

Wali Rahman Mehsud

Radio Mashal e Radios Evropa e Lirë, duke cituar burime lokale dhe talebanë, raporton se Wali ur-Rehman Mehsud, personi numër dy në komandën e talebanëve pakistanezë, është vrarë gjatë një sulmi të telekomanduar amerikan në Waziristanin Verior të Pakistanit.

Rehman, i cili ishte zëvendës i komandantit pakistanez taleban, Hakimullah Mehsud, thuhet se u vra në një sulm gjatë natës në fshatin Chashmapul.

Qeveria e SHBA-së ka ofruar shpërblime deri në 5 milionë dollarë për secili që ka informacion, përmes të cilit do të gjendej vendndodhja e dy liderëve të talebanëve pakistanezë.

Rehman është organizatori i dyshuar i sulmit të shtatorit të të vitit 2008 në hotelin Marriott në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, në të cilën u vranë më shumë se 50 njerëz.

Një zëdhënës i Talibanit pakistanez, Ihsanullah Ihsan tha për Reuters se grupi nuk ka “raporte të konfirmuara” se Rehman është vrarë.
XS
SM
MD
LG