Ndërlidhjet

Fuqizohet Ligji kundër duhanit në Rusi


Ilustrim
Ilustrim
Ligji i ri i Rusisë, i cili ndalon pirjen e duhanit në disa vende publike, ka hyrë në fuqi të shtunën.

Ligji synon të zgovëlojë në gjysmë numrin e duhanpirësve dhe të përmirësojë shëndetin publik.

Ai ndalon pirjen e duhanit në shkolla dhe universitete, muze, objekte sporti, spitale dhe në transportin publik.

Sipas shifrave të fundit të Ogranizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 40 për qind e rusëve pinë duhan. Kjo, krahasuar me 27 për qind në SHBA dhe 30 për qind në Francë.
XS
SM
MD
LG