Ndërlidhjet

Prishtina “interpreton në mënyrë të vet” marrëveshjen


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka akuzuar Prishtinën për ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë.

“Prishtina bën përpjekje që atë, për të cilën kemi rënë dakord, ta intepretojë në një mënyrë të veten. Në këtë kuptim ka vështirësi të caktuara në negociata”, ka thënë Daçiq gjatë një aktiviteti në Jagodinë.

Ai ka thënë se roli i delegacionit serb në bisedimet për zbatimin e marrëveshjes është konstruktiv.

“Ne do të realizojmë çdo gjë që është e shkruar. Bashkimi Evropian ka përgjegjësi në kuptimin e ndërmjetësuesit të bisedimeve. Mendoj se të gjithë e kanë të qartë se ku qëndron problemi”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, por ajo nuk ka gjetur ende zbatim.

Muajin e kaluar, palët janë pajtuar për një plan të zbatimit. Të martën në Bruksel, ekipet e Kosovës dhe të Serbisë pritet të vazhdojnë bisedimet për të.
XS
SM
MD
LG