Ndërlidhjet

Ushtari Bales pranon fajësinë


Rreshteri Robert Bales në skicën e gjykatës.
Rreshteri Robert Bales në skicën e gjykatës.
Ushtari amerikan, i akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë, ka pranuar fajësinë.

Rreshteri Robert Bales është vetëdeklaruar fajtor një një gjykatë ushtarake në Uashington.

Avokati i tij ka dhënë indickacione se Bales do të pranojë fajësinë për të shmangur ekzekutimin.

Bales, 39 vjeç, ngarkohet me 16 akuza të vrasjes dhe gjashtë të tentimvrasjes.

Shtatëmbëdhjetë nga 22 viktimat që ka vrarë ose plagosur Bales, kanë qenë gra dhe fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Afganistanit, marsin e kaluar.
XS
SM
MD
LG