Ndërlidhjet

SHBA-Hezbollahu dhe Irani të tërhiqen nga Siria


Siri – Forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad bëjnë paradë me flamurin shtetëror në Kusair, pasi ushtria mori kontrollin në qytezë nga forcat kryengritësë, 05Qershor2013
Siri – Forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad bëjnë paradë me flamurin shtetëror në Kusair, pasi ushtria mori kontrollin në qytezë nga forcat kryengritësë, 05Qershor2013
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Hezbollahut lebanez dhe Iranit që “menjëherë të tërheqin ushtarët e tyre nga Siria”.

Shtëpia e Bardhë, përmes një komunikate ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj rebelëve në qytetin Kusair, duke nënvizuar se luftimet shkaktuan vdekjen e një numri të civilëve ndërsa po shkakton një krizë të thellë humanitare.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ndërkaq ka kërkuar nga Franca që të ndajë provat e nxjerra nga hulumtimet që kanë bërë në Siri, që rezultuan se qeveria e Bashar al-Assad ka përdorur armë kimike kundër kryengritësve.

Edhe Liga Arabe ka dënuar përfshirjen e Hezbollahut dhe Iranit në luftimet në Siri.
XS
SM
MD
LG