Ndërlidhjet

Austriakët tërhiqen nga Lartësitë Golan


Lartësitë Golan, 6 qershor 2013.
Lartësitë Golan, 6 qershor 2013.
Qeveria e Austrisë ka thënë se do të tërheqë kontingjentin e saj paqeruajtës nga Lartësitë Golan për shkak të përshkallëzimit të luftimeve në rajon.

Njoftimi vjen pasi rebelët sirianë kanë pushtuar për kohë të shkurtër pikëkalimin Kuneitra, i cili patrullohej nga austriakët.

Ata janë zmbrapsur më pas nga tanket dhe trupat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Paqeruajtësit e Austrisë janë tërhequr pa u lënduar.

Rreth 380 austriakë marrin pjesë në forcën e OKB-së, e cila monitorin armëpushimin midis Sirisë dhe Izraelit.

Nuk është bërë e qartë se kur do të nisë tërheqja e tyre.

Shumica e Lartësive Golan i janë marrë Sirisë nga Izraeli në luftën e vitit 1967.

Kuneitra është i vetmi kalim i drejtpërdrejtë në Golan midis Izraelit dhe Sirisë.
XS
SM
MD
LG