Ndërlidhjet

Koretë merren vesh për një takim


Një ushtar korean(majtas) dhe një i Koresë së Jugut (djathtas) bëjnë roje në fshatin e armëpushimit Panmunjom, në zonën e demilitarizuar në mes dy Koreve, prill, 2013
Një ushtar korean(majtas) dhe një i Koresë së Jugut (djathtas) bëjnë roje në fshatin e armëpushimit Panmunjom, në zonën e demilitarizuar në mes dy Koreve, prill, 2013
Koreja e Veriut dhe e Jugut janë pajtuar që të zhvillojnë takimin e tyre të parë në vitet e fundit në një fshat armëpushimi përgjatë kufirit të tyre të armatosur rëndë.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut tha se Pheniani u pajtua të shtunën për propozimin e mëhershëm të Seulit, që të dielën të zhvillohen bisedime në Panmunjom.

Palët planifikojnë më vonë bisedime të nivelit më të lartë për të bërë sërish funksionale një fabrikë të përbashkët dhe projekte të tjera ndërkufitare.

Seuli tha se bisedimet e nivelit ministror duhet të mbahen të mërkurën në Seul.

Pheniani tha se së pari duhet një takim i nivelit të ulët, duke përmendur mosbesimin që kanë palët mes vete.

Në prill, Pheniani tërhoqi 53 mijë punëtorët e tij nga parku industrial Kaesong në veri të kufirit.

Seuli tërhoqi personelin e tij të fundit në muajin maj.
XS
SM
MD
LG