Ndërlidhjet

Dy Koretë rinisin dialogun politik të mërkurën


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Koretë e Jugut dhe Veriut janë pajtuar që të zhvillojnë takime të nivelit të lartë politik gjatë kësaj jave, në përpjekje për të ulur tensionet në gadishull.

Ministria e Unifikimit në Seul lajmëroi të hënën se samiti dy ditor do të nisë të mërkurën në Seul, dhe se ky takim do të përqendrohet në rifillimin e parkut të përbashkët industrial dhe projekteve tjera të përbashkëta që kanë mbetur pezull për një kohë.

Takimi i nivelit të lartë politik u mundësua pas negociatave 17 orëshe që u zhvilluan të dielën pas tensioneve disa javëshe mes dy koreve.
XS
SM
MD
LG