Ndërlidhjet

Ministri gjerman pranon gabimin mbi avionët e telekomanduar


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere të hënën pranoi gabimet, por tha se nuk ka “asnjë arsye për të dhënë dorëheqje” mbi braktisjen e projektit të avionëve pa pilotë, Euro Hawk.

“Unë duhej të kisha bërë pyetje”, tha ai pas një takimi me komitetin e mbrojtjes të parlamentit.

“Ne nuk kemi vepruar me kujdes të mjaftueshëm”, u shpreh ai.

Ministri përballet me kritika tjera rreth blerjes së avionëve mbikëqyrës pa pilotë në vlerë prej 500 milionë eurosh, të bërë nga kontraktori amerikan i mbrojtjes Northrop Grumman dhe të përshtatur për nevojat gjermane me sensorë evropianë EADS.

De Maziere ka anuluar projektin e gjatë një-dekadësh më 15 maj, duke thënë se ndërsa programi i avionëve të telekomanduar është zhvilluar sipas planit, autoritetet e BE-së vetëm duhet të certifikojnë avionët për përdorimin në zonat e pabanuara.
XS
SM
MD
LG