Ndërlidhjet

logo-print

AP: SHBA diskuton armatosjen e kryengritësve sirianë


Luftëtarë opozitarë sirianë

Luftëtarë opozitarë sirianë

Zyrtarët amerikanë takohen sot për të diskutuar mënyrat e armatosjes së kryengritësve sirianë si dhe opsionet tjera për t’ia ofruar presidentit Barack Obama dhe këshilltarëve të tij, njofton AP.

Zyrtarët thanë se këshilltarët kryesorë të Departamenteve të Shtetit dhe të Mbrojtjes, CIA-s dhe agjencive tjera mblidhen në Shtëpinë e Bardhë.

Ata do të kërkojnë që të shtrojnë rrugën për një takim, të cilin do ta zhvillojë Obama me zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të mërkurën.

Të nxitur nga përparimet ushtarake të shpejta të Asadit, zyrtarët thanë se administrata e Obamës mund të vendosë në këtë javë që të miratojë dërgimin e armëve për kryengritësit.

Zyrtarët, siç njofton AP, nuk kanë qenë të autorizuar të flasin për publikun, andaj kanë kërkuar që të ruhet identiteti i tyre.
XS
SM
MD
LG