Mbrojtësit e të drejtave homoseksuale janë përleshur me aktivistët e krishterë para Dumës Shtetërore të Rusisë.
Policia ka arrestuar së paku 20 aktivistë të të drejtave homoseksuale dhe disa kundërshtarë të tyre.
Ligjvënësit rusë pritet të votojnë ligjin, i cili do të ndëshkojë “propagandën homoseksuale” drejtuar të miturve.
Legjislacioni i mbështetur nga Kremlini imponon gjoba të mëdha për ata që shpërndajnë informacione në lidhje me komunitetin lezbik, homoseksual, biseksual dhe transeksual.
Përveç kësaj, ai do të ndalojë edhe paradat e homoseksualëve.
Komisionari rus për të drejta të njeriut, Vladimir Lukin, ka thënë sot se “aplikimi i pamatur i ligjit mund të çojë në viktima njerëzore dhe tragjedi njerëzore”.
Ligjvënësit rusë janë duke shqyrtuar edhe ndalimin e birësimeve për qytetarët e vendeve që lejojnë martesat në mes të gjinive të njëjta.