Ndërlidhjet

Thaçi u prit nga nënsekretari amerikan i Mbrojtjes


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi - foto arkivi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi - foto arkivi
Nē kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur të martën në Pentagon nga nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, James Miller.

Sipas njoftimit për media, kryemnistri Thaçi ka vlerësuar bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme të Qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës.

Thaçi ka pasur takim të veçantë edhe me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan, me të cilin ka diskutuar çështje të ndryshme të interesit të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri i Kosovës është pritur edhe nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, si dhe ka pasur darkë pune me miq të shumtë të Kosovës – në mesin e tyre: Weslye Clark, Frank Wisner, Philip Goldberg, James Hooper e të tjerë.
XS
SM
MD
LG