Ndërlidhjet

Rusia miraton ligjin kundër propagandës homoseksuale


Ilustrim
Ilustrim
Duma Shtetërore e Rusisë ka miratuar ligjin, i cili imponon gjoba të ashpra dhe dënime me burgim të atyre që shpërndajnë propagandë homoseksuale te të miturit.

Legjislacioni është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Ai ndalon “propagandën e marrëdhënieve jotradicionale seksuale” nga ana e rusëve, shtetasve të huaj dhe organizatave mediatike.

Gjobat mund të kapin shumën e 1 milion rublave (31,000 dollarë).
XS
SM
MD
LG