Ndërlidhjet

Turqi: Përleshje të reja polici-protestues


Sheshi Taksim
Sheshi Taksim
Përleshje midis policisë dhe protestuesve turq ka pasur gjatë gjithë natës së kaluar në Sheshin Taksim të Stambollit.

Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotovi dhe fishekzjarre.

Raportet flasin për numër të paqartë të protestuesve të plagosur.

Ajo është përshkruar si nata më e keqe e dhunës prejse kanë shpërthyer protestat antiqeveritare, më 31 maj.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacionet për të pastruar sheshin nga protestuesit.

Më herët, kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka thënë se “nuk ka më tolerancë” për demonstratat kundër qeverisë së tij me rrënjë islamike.

Demonstratat antiqeveritare kanë nisur gati dy javë më parë, pasi policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në Sheshin Taksim të Stambollit.
XS
SM
MD
LG