Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Sindikatat protestë për mbylljen e ERT


“S’ka sinjal” është lajmërimi që del në kanalet ERT, NET dhe ERT3 pas mbylljes së tyre, nga qeveria greke 11Qershor2013

“S’ka sinjal” është lajmërimi që del në kanalet ERT, NET dhe ERT3 pas mbylljes së tyre, nga qeveria greke 11Qershor2013

Dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Greqi, kanë paralajmëruar protesta masive për të enjten.

Sindikatat e sektorit privat dhe atij publik, e bënë këtë thirrje pas vendimit të sotëm të qeverisë për të mbyllur televizionin publik grek ERT, si pjesë e planit qeveritar për kursime.

Afro 2,500 punëtorë të televizionit dhe radios publike janë larguar nga puna me këtë vendim të autoriteteve.

Pas lajmërimit të protestes së nesërme, qeveria në Athinë ka nxjerr vendim për të hapur një televizion të ri publik deri në fund të verës.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Simos Kedikoglou i tha medieve se “kur duhet të ristrukturohet diçka nga fillimi, atëherë duhet të mbyllet përkohësisht”.

Sipas tij, plani qeveritar parasheh kthimin në punë të 1200 punëtorëve, që janë përjashtuar nga televizioni.

Protesta e dy sindikatave është paralajmëruar të zhvillohet para selisë së ERT-së.
XS
SM
MD
LG