Ndërlidhjet

Snowden s’është i mirëpritur në Britani


Edward Snowden

Edward Snowden

Qeveria britanike u ka bërë thirrje kompanive ajrore në mbarë botën që të mos lejojnë Edward Snowdenin të fluturojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Snowden është ish-kontraktor i inteligjencës amerikane, i cili ka nxjerrë dokumente sekrete për programet e mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara.

Agjencia Associated Press thotë se ka parë fotografi alarmi në një aeroport tjalandez, të lëshuar nga Zyra e Brendshme britanike.

AP thotë se një diplomat britanik ka konfirmuar se dokumenti është i vërtetë.

FBI ka thënë se zbulimet e Snowdenit kanë shkaktuar dëm të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ka nisur hetime penale kundër tij.

Snowden, 29 vjeç, për herë të fundit është parë në Hong Kong.
XS
SM
MD
LG