Ndërlidhjet

logo-print

Avioni i ri Airbus bën fluturimin testues


Ilustrim

Ilustrim

Aeroplani i fundit i pasagjerëve nga Airbus, A350, ka bërë fluturimin e parë testues.

Qindra punonjës të Airbus-it, gazetarë dhe banorë lokalë kanë shikuar avionin, i cili është nisur nga një aeroport pranë qytetit Tuluz të Francës.

Aeroplani i ri i Airbus-it konkurron në treg me atë të Boeing-ut, Dreamliner 787, për peshën e lehtë, madhësinë mesatare dhe rreze të gjatë.

A350 është bërë pjesërisht nga materiale të lehta për të kursyer karburante.

Aeroplani do të ketë kapacitet për 270 deri në 350 pasagjerë dhe pritet të hyjë në shërbim në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG