Ndërlidhjet

“Gazprom”-i negocion aksionet me Armeninë


Moskë
Moskë
Kompania ruse e gazit natyror “Gazprom” është në bisedime për të siguruar aksionet e Qeverisë armene në kompaninë përgjegjëse për importim, magazinim dhe shpërndarje të gazit në Armeni.

Shefi i “Gazprom”-it, Aleksei Miller, ka takuar ministrin armen të Energjisë, Armen Movsisyan, për të diskutuar kushtet e marrjes së aksioneve në ArmRosgazprom.

“Gazprom”-i aktualisht ka 80 për qind të aksioneve në këtë kompani.

Blerja e mundshme e aksioneve të mbetura do të balanconte rritjen e kostos për furnizimin me gas rus në Armeni.

“Gazprom”-i ka eksportuar rreth 1.7 miliard metra kub gaz në Armeni vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG