Ndërlidhjet

Vetëvendosje i vë flakën “marrëveshjes”


Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndërmarrë disa aksione nëpër qytetet e Kosovës në kundërshtim të ratifikimit të Marrëveshjes së arritur me Serbinë.

Një aksion i tillë është ndërmarrë diku pas orës 21:00 edhe në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku këta aktivistë kanë djegur shkronjat e fjalës “marrëveshje”.

“Marrëveshja legalizon strukturat ilegale të Beogradit. Ajo ju ofron amnisti dhe dorasit që organizuan krime dhe spastrimin e etnik të Kosovës tashmë do të ecin të lirë dhe kjo marrëveshje shkel sovranitetin e Kosovës”, ka thënë me këtë rast, kryetari i Qendrës së Prishtinës së këtij subjekti politik, Berat Lahu.

Veprime të tilla, Vetëvendosje i ka ndërmarrë si paralajmërim për një demonstratë që ka thirrur për të enjten, më 20 qershor, ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të vë në shqyrtim ratifikimin e kësaj marrëveshje.
XS
SM
MD
LG