Ndërlidhjet

Fukushima ka ndotur ujërat nëntokësore


Japoni - Policë japonez në veshje mbrojtëse kundër rrezatimit
Japoni - Policë japonez në veshje mbrojtëse kundër rrezatimit
Autoritetet japoneze kanë gjetur nivel të lartë të stronciumit-90 helmues, në ujërat nëntokësore në zonën përreth centralit bërthamor Fukushima.

Kompania që menaxhon me këtë central, TEPCO ka lajmëruar të mërkurën se testimet e saj kanë vërtetuar se niveli i stronciumit toksik është 30 herë me i lartë se noveli i lejuar.

Stroncium-90, një ko-produkt i uraniumit dhe plutoniumit, shkakton kancer në eshtra nëse bjen në kontakt me njeriun.

TEPCO bëri të ditur se nga analizat e saj në ujëra ka zbuluar se ka gjetur edhe tritium, që ka tejkaluar për tetë herë normat e lejueshme.

Substancat kanë arrit në nëntokë, pas rrjedhjeve në reaktorët bërthamor të centralit Fukushima në mars të vitit 2011, të cilët pësuan havari nga një cunami masiv.
XS
SM
MD
LG