Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri palestinez Hamdallah


Palestinë - Rami Hamdallah, kryeministri në dorëheqje i Palestinës
Palestinë - Rami Hamdallah, kryeministri në dorëheqje i Palestinës
Kryeministri i Palestinës Rami Hamdallah ka dorëzuar dorëheqjen e tij, vetëm tri javë pas zgjedhjes së tij në këtë post.

Zyra e tij për medie ka shpjeguar të enjten se dorëheqja e Hamdallah i është dërguar presidentit Mahmud Abbas për arsye të “konfliktit mbi përgjegjësitë”.

Asnjë detaj më tepër nuk është bërë i ditur për mediet, dhe ende nuk është e qartë nëse presidenti i Palestinës ka miratuar dorëheqjen e tij.

Hamdallah, një ish-profesor i universitetit, ka marr detyrën e kryeministrit të Palestinës më 6 qershor, duke zëvendësuar ekonomistin Salam Fayyad, i cili po ashtu dha dorëheqje më 13 Prill.
XS
SM
MD
LG