Ndërlidhjet

ShBA-Rusi të martën diskutojnë për Sirinë


Zvicër - Selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Evropë, Gjenevë
Zvicër - Selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Evropë, Gjenevë
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të takohen me ndërmjetësin ndërkombëtar për Sirinë, Lakhar Brahimi të martën në Gjenevë për të diskutuar modalitetet rreth konferencës paqësore, një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten.

“Çfarëdo bisedimesh, çfrëdo takimesh janë shenjë pozitive”, tha zëdhënësja Corinne Momal-Vanian gjatë një konferencë për shtyp në qytetin zviceran, ku bisedimet u zhvilluan bisedat më 5 qershor.

Ka pak gjasa që një konferencë paqësore për Sirinë të zhvillohet para muajit gusht, pasi liderët e G8-së u përballën me refuzimin rus rreth natyrës së qeverisë kalimtare, edhe pse paramendohej se kjo konferencë të mbahej gjatë muajit qershor ose korrik.

Fuqitë perëndimore janë pajtuar javën e kaluar që të shtojnë ndihmat për kryengritësit Suniitë, ndërsa Rusia dhe Irani vazhdojnë të armatosin forcat e presidentit Bashar al-Assad.

Ministrat e Jashtëm të grupit të kombeve që njihen si “Miqtë e Sirisë”, e që përkrahin opozitën dhe kryengritësit sirian, pritet të takohen të shtunën në Katar për të diskutuar rrugën përpara për të ndihmuar kryengritësit e Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë, të cilët po kanë telashe në mbrojtjen e qytetit verior Aleppo.
XS
SM
MD
LG