Ndërlidhjet

Gjykata franceze dënon Depardieu me 3,000 euro


Rusi - Aktori francez Gerard Depardieu
Rusi - Aktori francez Gerard Depardieu
Një gjykatë franceze ka urdhëruar aktorin Gerard Depardieu që të paguaj një dënim prej më shumë se 3,000 euro, dhe i ka marr patentin e shoferit për gjashtë muaj, pasi u gjet fajtor për ngasje të motoçikletës në gjendje të dehur.

64 vjeçari është dënuar në mungesë të premtën, pasi paraqitej në gjykaë pas disa thirrjeve.

Ai është arrestuar në Paris gjatë muajit nëntor, pasi ishte rrëzuar nga motoçikleta e tij, ndërsa alko-testet kishin vërtetuar se në gjak kishte tre herë më shumë alkool, sesa sasia e lejuar.
Depardieu është duke punuar qe një kohë në një film në Rusi.

Në shkurt, aktori francez është shpallur qytetar nderi i Republikës Ruse të Çeçenisë, ndërsa i është fal një banesë pesëdhomëshe në kryeqytetin Grozni.

Kurse në janar, Gerard Depardieu’s iu dha pasaporta ruse nga presidenti i Rusisë Vlladimir Putin, pas ankesave që kishte bërë për nivelin e lartë të taksave në Francë.
XS
SM
MD
LG