Ndërlidhjet

Facebook: Virusi mundësoi informacione për miliona shfrytëzues


Rrjeti social në Internet, Facebook, thotë se numrat telefonik dhe email adresat e afro gjashtë milionë shfrytëzuesve janë ekspozuar në mënyrë të paligjshme te shfrytëzuesit e tjerë për shkak të një virusi në softver.

Në deklaratën e vet, Facebook, tha se problemi ishte i ndërlidhur me mjetin “Download Your Information”.

Facebook thekson se ky gabim ka mundësuar që në disa informacione për kontaktet e njerëzve, siç janë emailat ose numrat telefonikë, “të kenë qasje nga njerëzit, që kanë ndonjë informacion kontaktues për atë person ose ndonjë lidhje me ta”.

Facebook thotë se po dërgonte emaila për t’i njoftuar shfrytëzuesit, informacionet e të cilëve janë prekur nga ky gabim.
XS
SM
MD
LG