Ndërlidhjet

Indi: Militantët e dyshuar i vranë dy policë në Kashmir


Ushtarët e Indisë e ruajnë një terren në Srinagar ku më herët këtë vit ka pasur të shtëna

Ushtarët e Indisë e ruajnë një terren në Srinagar ku më herët këtë vit ka pasur të shtëna

Policia në Indi thotë se miliatntët e dyshuar i kanë vrarë dy policë në Srinagar, që është kryeqytet i Kashmirit të kontrolluar nga India.

Policia tha sot se militantët kanë shtënë nga afërsia kundër dy policëve, të cilët ndodheshin në hapësirën e një tregu me shumë njerëz në këtë qytet.

Një vajzë është plagosur nga të shtënat.

Sipas policisë, forcat e sigurisë e kanë bllokuar këtë hapësirë dhe po bëjnë kërkime për të dyshuarit.

Ky sulm u bë përkundër alarmit të lartë për siguri në Srinagar, para vizitës dyditëshe nga kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, e cila është e paraparë për të martën.

India dhe Pakistani i kanë zhvilluar dy luftëra për Kashmirin, një rajon me popullatë shumicë myslimane, që është i ndarë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG