Ndërlidhjet

BB udhëzohet ta ndal raportin "Të bërit biznes"


Ilustrim
Ilustrim
Paneli i pavarur i themeluar nga Banka Botërore që të vlerësojë vlefshmërinë e një prej renditjeve të profileve të shteteve, këshillon këtë institucion që të ndal se prodhuari këto raporte, sepse mund të jenë mashtruese.

Reporti vjetor i Bankës Botërore “Të bërit biznes” gjykon 185 vendet në 10 kritere, dhe iu përpilon indeksin e lehtësimit të të bërit biznes, duke notuar secilin shtet.

Gradimi i tillë, mund t’i mvesh barrë të madhe qeverive.

Por paneli i themeluar me nismën e presidentit të ri të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka gjetur se gradimi mundet shumë lehtë të ndikohet nga faktorë të vogël, dhe se kjo praktikë disa herë nuk ishte fare objektive.

“Paneli beson se Banka [Botërore] duhet të bëjë një shkëputje të qartë nga kjo praktikë”, thuhet në raport e panelit, të cilin e udhëhoqi ministri Jug Afrikan Trevor Manuel.

“Është e rëndësishme të mbahet mend se raporti [Të bërit biznes] është i destinuar për të qenë projekt informues. Si i tillë, roli i tij, është që të informojë politikë-bërësit, e jo të përshkruhet ose nënvizohet si një normativë pozitive, të cilën gjë gradimi në një masë edhe e bën”, ceket në raport.
XS
SM
MD
LG