Ndërlidhjet

Vëzhguesit: Mosbesimi politik – njollë për zgjedhjet në Shqipëri


Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë dëmtuar nga mosbesimi reciprok i dy partive kryesore, tha misioni vëzhgues i OSBE-së sot në Tiranë.

“Atmosfera e mosbesimit ndërmjet dy foraceve kryesore politike e njollosi ambientin zgjedhor dhe e sfidoi administriumin e gjithë procesit zgjedhor”, thuhet në kumtesën e vëzhguesve ndërkombëtarë, njoftoi OSBE-ja.

Bojkoti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga partitë opozitare, pas shkarkimit kundërthënës të një anëtari të tyre, nënkupton se KQZ e udhëheq një pjesë të mbetur të punës pa kuorum të domosdoshëm për marrjen e vendimeve, thuhet në kumtesë.

“Këto ishin zgjedhje të vërteta, që u ofronin votuesve zgjidhje reale në këtë periudhë kritike për Shqipërinë. Tash është koha për liderët politikë të vendit ta dëgjojnë verdiktin e popullit”, tha Roberto Battelli, koordinator special, i cili e udhëhoqi misionin vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së.

Sipas tij , “populli ishte i etur ta shprehë vullnetin e tij dhe nuk duhet të mbahet peng nga politika. Politika është pjesë kryesore e zgjedhjeve, por, në një mënyrë, politikat partiake janë dëshmuar të dëmshme, ashtu siç ishin në të kaluarën”.

Luca Volonte nga Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se “dje, shpiptarët e demonstruan besimin e tyre në procesin demokratik dhe shpresën e tyre për të ardhmen evropiane. Tash, është koha për liderët politikë të tregojnë se ata e meritojnë besimin në ta duke i respektuar rezultatet e zgjedhjeve, duke punuar së bashku me ndjenjën e përgjegjësisë në parlamentin e ri, për përmirësimin e standardeve demokratike dhe për tu marrë me sfidat ekonomike dhe sociale”,
XS
SM
MD
LG