Ndërlidhjet

Franca me dekret kundër ultranacionalistëve


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria franceze ka urdhëruar mbylljen e dy grupeve të së djathtës ekstreme, pas vrasjes së një studenti majtist gjatë një kacafytjeje në Paris këtë muaj.

Dy grupet e synuara që pritet të mbyllen janë “Rruga e Tretë” dhe krahu i saj militant “Rinia nacionaliste revolucionare”.

Qeveria e François Hollande është zotuar të ndërpres funksionimin e grupeve të tilla ultranacionaliste, pas vdekjes së 19 vjeçarit Clement Meric.

Grupet ultranacionaliste kanë protestuar për muaj të tërë në Paris, pas kalimit të ligjit për lejimin e martesave të gjinive të njejta.
XS
SM
MD
LG