Ndërlidhjet

HRW: Ligji kundërthënës në Rusi e ulë punën e OJQ-ve


Human Rights Watch (HRW) thotë se Rusia po e përdorë ligjin e saj kundërthënës të njohur si “agjentët e jashtëm” për “ta ulur rrezen e gjërë të punës” nga Organizatat joqeveritare.

HRW thotë se i ka rishqyrtuar disa njoftime ku tërhiqet vërejtja për shkelje të ligjit nga ana e Zyrës së prokurorit në adresë të organizatave të pavarura.

Grupi HRW, me seli në Nju Jork, thotë se këto dokumente tregojnë “një përpjekje të qartë për ta kufizuar mbrojtjen, këshillimin dhe aktivitetet publike arsimore, në një spektër të gjërë të çështjeve që involvojnë komente ndaj autoriteteve qeveritare”.

HRW thotë se së paku 62 grupe kanë marrë letra të këtilla ose urdhëra për tu regjistruar si “agjentë të jashtëm”, ose janë dërguar në gjykata prej muajit Mars.
XS
SM
MD
LG