Ndërlidhjet

Kuvajti voton gjatë Ramazanit, më 27 korrik


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria kuvajtiane caktoi të mërkurën një datë të re për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 27 korrik.

“Këshilli i Ministrave të Kuvajtit adoptoi dekretin që thirr votuesit të zgjedhin deputetët e rinj për Parlamentin Kombëtar më 27 korrik 2013”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, pa dhënë detaje tjera shtesë.

Me datën e re të zgjedhjeve, i bjen që votuesit në Kuvajt do të zgjedhin parlamentarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Më 16 qershor opozitarët humbën një betejë ligjore për të ndryshuar sistemin zgjedhor, i cili sipas tyre, favorizonte kandidatët pro-qeveritar, i cili kontest nxiti tensione politike.

Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit gjeti se ka pasur gabime në procesin e zgjedhjeve të dhjetorit, dhe urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja për kuvendin i cili ka 50 deputetë.
XS
SM
MD
LG