Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan Bank: Papa kërkon hetim gjithëpërfshirës


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku po ndërmerr një studim gjithëpërfshirës për bankën e Vatikanit që është përfshirë së fundi në një varg akuzash për shpëlarje parash, njoftoi sot Selia e Shenjtë.

Në hapin e tij të parë drejt reformës reale, Papa do t’i qaset kësaj ndërmarrjeje me një centralizëm, pasi është siguruar se komisioni pesë-anëtarësh t’i raportojë drejtpërdrejt vetëm atij për gjetjet.

76-vjeçari është posaçërisht i interesuar që “të njohë më mirë aktivitetet dhe pozitën juridike” të Institutit për Punët e Religjionit (IOR), i cili është munduar t’ia heqë imazhin e vrazhdë pas raportimeve të vazhdueshme të marrëveshjeve jo-ligjore që ka lidhur Banka e Vatikanit, shkruan AFP.

Selia e Shenjtë ka thënë se ky komision do të ketë qasje në gjithçka, për t’i lejuar që të shohë të gjithë dokumentacionin.

Banka e Vatikanit ka një histori të trazuar, e cila përfshin edhe kolapsin e "Banco Ambrosiano", ku Selia e Shenjtë ishte hisedari kryesor. Kjo bankë akuzohet për shpëlarje parash për mafian siciliane.

Drejtori i "Banco Ambrosiano", Roberto Calvi, i pagëzuar nga mediat italiane si “Bankieri i Zotit”, është gjetur i varur në urën Blackfair të Londrës në vitin 1982.

Dyshohet se vrasja e tij është kryer nga mafiozët.
XS
SM
MD
LG