Ndërlidhjet

KQZ: Mbaron procesi i numërimit të votave


Shqipëri - Një burrë i moshuar bëhet gati për të votuar
Shqipëri - Një burrë i moshuar bëhet gati për të votuar

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, dke konfirmuar kthimin e socialistëve në pushtet pas tetë viteve.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate të deputetëve, kurse koalicioni i djathtë 56 mandate.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së Drilona Hoxhaj procesi i numërimit të votiave ka përfunduar të mërkurën mbrëma.

Po ashtu mbrëmë pas darke, kryeministri në detyrë Sali Berisha pranoi humbjen në zgjedhje, dhe njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës, ndërsa kanë thirr për çertifikim të shpejt të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja.
XS
SM
MD
LG