Ndërlidhjet

Degert: Serbia do të shpërblehet për përpjekje


Vincent Degert

Vincent Degert

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka deklaruar sot se është i bindur se liderët e BE-së, në samitin e tyre në Bruksel, do ta marrin vendimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Jam shumë i bindur dhe optimist se Serbia do të shpërblehet për të gjitha përpjekjet, të cilat i ka ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Degert në një takim në Beograd.

Këshilli i Evropës, që përbëhet nga liderët e vendeve anëtare të BE-së, po diskuton sot në Bruksel për çështjen e përcaktimit të datës për fillimin e negociatave me Serbinë.
XS
SM
MD
LG