Ndërlidhjet

Thaçi udhëton për në kremten e Kroacisë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Me rastin e hyrjes së Kroacisë si anëtare e plotë në Bashkimin Evropian, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të shtunën në Zagreb, për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të hyrjes së shtetit të 28-të në radhët e BE-së.

“Në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin kroat, që ka njohur pavarësinë e Kosovës që në ditët e para pas shpalljes, në Zagreb do të marrin pjesë presidentë, kryeministra dhe burrështetas nga vende të ndryshme të rajonit dhe të botës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Anëtarësimi i Kroacisë në BE do të bëhet të hënën, më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG