Ndërlidhjet

Morsi mbetet pa miq


Protesta opozitare në Kajro
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Protesta opozitare në Kajro

Presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi, po i largohen miqtë.

Të martën u distancuan nga ai, ministri i jashtëm, ai i kulturës, dhe katër ministra të tjerë. Krejt kjo në kohën kur protestat masive vazhdojnë të jehojnë në Egjipt për javë të tëra.

Miliona egjiptianë kanë dalë për të demonstruar kundër Morsit këtë javë.

Por zyra e presidentit shfaq reagim tjetër nga ai i protestuesve, dhe se Morsi do t’i përmbahet planit të tij për pajtim politik.

Duke parë se gjendja nuk po ndryshon, në këtë krizë politik u përfshi edhe ushtria, e cila i kërkoi qeverisë dhe forcave opozitare që të arrijnë një kompromis për 48 orë.

Në rast se ndodh e kundërta, forcat e armatosura do të paraqesin një udhërrëfyes të tyre për daljen nga kriza.

Shefi i Shtatëmadhorisë së Ushtrisë së Egjiptit, Gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, në një deklaratë për medie shkroi se populli ka shprehur vullnetin e vet në protestat masive të së dielës, dhe se kërkesat e tyre duhet dëgjuar.

Ushtaraku mohoi se po bënë gati një grushtet, dhe se vetëm po tenton që t’iu bëjë presion të dyja palëve për të negociuar zgjidhjen.

Zëdhënësi i opozitarëve të mbledhur rreth Frontit Kombëtar të Shpëtimit, Sameh Ashour, më vonë shpjegoi se çfarë po mendon shefi i ushtrisë së Egjiptit.

"Është e pamundur dhe e paimagjinueshme që ushtria të heq dorë nga mbrojtja e popullit të Egjiptit. Deklarata [e Gjeneralit al-Sisi] nënvizonte se ushtria do të përmbahet nga gara politike, dhe se nuk ka asnjë qëllim që të merr pushtetin. Po ashtu, aty theksohet vullneti i ushtrisë për të respektuar parimet e demokracisë dhe të vullnetit të popullit”, tha Ashour.

Protestat në Egjipt janë nxit nga pakënaqësia e popullit për siç thuhet, mospërmbushjen e premtimeve që Morsi ka dhënë rreth përmirësimit të gjendjes sociale dhe ekonomike në vend.

Mbi 15 milionë nënshkrime janë mbledhur muajin e kaluar, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Po ashtu, ndër faktorët kyç të kësaj pakënaqësie, është edhe pushtetit që Morsi i ka nda Vëllezërisë Myslimane, partisë islamiste e cila përkrah atë në pushtet.

Presidenti Morsi është ankuar përse ushtria nuk është konsultuar me të, për ultimatumin 48 orësh, të cilin e vlerëson se rrezikon të shkaktoj konfuzion në publik.

Sipas tij, oferta për pajtim politik me opozitën është zgjidhja më e mirë. Opozitarët e Frontot refuzojnë të negociojnë me presidentin, por shprehen të gatshëm që këtë ta bëjnë me gjeneralin Sisi pas skadimit të afatit 48 orësh.

Aleanca Egjiptiane Islamiste, ku bënë pjesë edhe Vëllazëria Myslimane i bëri thirrje të martën simpatizantëve të presidentit Morsi që edhe ata të dalin në rrugë, për ta mbështetur si liderin legjitim të shtetit.

“Aleanca Kombëtare në Mbështetje të Legjitimitetit konfirmon se: së pari, të respektohet vullneti i popullit dhe legjitimiteti kushtetues i presidentit të zgjedhur, dhe konfirmoj se qëndron besnike në mirëmbajtjen e paqes së kombit dhe të pajtimit kombëtar, i cili si rezultat do të sjell mirëqenien për kombin”.

Ky grup ka hedh poshtë mundësinë që ushtria të përpiqet të “cenojë legjitimitetin” e presidentit Morsi.

Nga e diela, dhjeta mijëra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Tahrir të Kajros, përderisa në qytete tjera po ashtu protestohet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama i ka bërë thirrje presidentit Mohamed Morsi që të rezonoj rreth pakënaqësisë politike në ngritje e sipër.

Shtëpia e Bardh tha të martën se Obama i kërkoi Morsit që të “merr masa dhe të tregojë se ai është i përgjegjshëm” për brengat e shprehura politike të rivalëve opozitarë në Egjipt.(f.aliu)
XS
SM
MD
LG