Ndërlidhjet

Turqia thirr diplomatin amerikan për shpjegime


Ankara - Një grua ecën pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi
Ankara - Një grua ecën pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi
Turqia ka thirrë të mërkurën në bisedime numrin dy të ambasadës amerikane për të shpjeguar dyshimet se Ëashingtoni ka spiunuar një numër të ambasadave të huaja, përfshirë edhe atë të Turqisë, ministria e jashtme turke njoftoi sot.

Turqia ka kërkuar një “shpjegim” nga i Ngarkuari me Punë Amerikan Jess Baily, i cili është ftuar në ministri të jashtme.

Diplomati Baily është ftuar në mungesë të ambasadorit amerikan, i cili është jashtë shtetit, njoftoi ministria e jashtme turke.

Qeveria e Turqisë ka thënë se raportet e medieve për një përgjim amerikan për misionet diplomatike evropiane janë “shqetësuese”.

Sipas ekzekutivit turk, një vlerësim do të bëhet “pas përgjigjeve që do të pranon Turqia nga autoritetet amerikane, për sa i përket këtyre dyshimeve.”

Përveç Turqisë, edhe Franca dhe Gjermania me nervozitet kanë kërkuar përgjigje për këto dyshime rreth spiunimit.
XS
SM
MD
LG