Ndërlidhjet

Kanada: Dhjetëra të zhdukur nga shpërthimi i trenit


Lac-Megantic
Lac-Megantic
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Kanada, pasi një tren që bartte naftë të papërpunuar ka shpërthyer në qytetin Lac-Megantic.

Shpërthimi ka marrë jetën e një personi, ka detyruar 1,000 të tjerë të evakuohen, si dhe ka shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi në ajër.

Qyteti i fatkeqësisë ndodhet rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit.

Policia dhe ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për dhjetëra njerëz të zhdukur.

Treni ka pasur mbi 70 vagonë-cisterna me naftë, disa prej të cilave kanë shpërthyer.

Shkaqet e incidentit nuk janë bërë të ditura ende.

Disa dëshmitarë kanë thënë se në kohën kur treni ka arritur në qytet, ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme.

Rreth 120 zjarrfikës kanë luftuar me flakët. Zjarrfikësit përtej kufirit në SHBA kanë ndihmuar po ashtu. (v.tela)
XS
SM
MD
LG