Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë dhjetëra ushtarë dhe militantë


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Helmand të Afganistanit
Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Helmand të Afganistanit
Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se 14 ushtarë afganë dhe një duzinë militantësh janë vrarë në këtë vend, gjatë 24 orëve të fundit.

Në kumtesën e sotme, kjo ministri njoftoi se vrasjet kanë ndodhur në provincat Vardak dhe Helmand.

Ministria e mbrojtjes tha se në Helmand janë vrarë 27 militantë talibanë.

Ushtria afgane dhe policia, që muajin e kaluar e morën përgjegjësinë e plotë për siguri nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga NATO-ja, gjatë këtij viti, i kanë humbur afro 900 pjesëtarë.
XS
SM
MD
LG