Ndërlidhjet

Shpërthim gazi në Siberi, dy të vrarë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një shpërthim gazi në hidrocentralin Krasnoyarsk të Siberisë ka vrarë dy persona dhe plagosur së paku një tjetër.

Burimet zyrtare kanë thënë se incidenti ka ndodhur sot, gjatë punimeve në objekt.

Shpërthimi nuk ka ndikuar në punën e njërit prej hidrocentraleve më të mëdha të Siberisë.

Ai është ndërtuar në periudhën 1956-1972. Tani për tani nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.
XS
SM
MD
LG