Ndërlidhjet

Egjipt: 51 të vrarë në përleshjet me ushtrinë


Mbështetësit e Morsit brohorisin para ushtarëve të Gardës Republikane në Kajro
Mbështetësit e Morsit brohorisin para ushtarëve të Gardës Republikane në Kajro
Raportohet se numri i të vrarëve në Egjipt, nga përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit islamist të përmbysur, Muhammad Morsi, ka arritur në 51.

Poashtu, shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se më se 430 njerëz janë plagosur në dhunën e sotme në kryeqytetin Kajro.

Ushtria e Egjiptit tha se dy policë dhe një oficer ushtarak janë vrarë gjatë përleshjeve.

Sipas ushtrisë, luftimet kishin shpërthyer pasi “një grup terrorist” ishte përpjekur ta shkatërroj selinë e Gardës Republikane, meqë mbështetësit e Morsit besojnë se ai mbahet aty.

Por, mbështetësit e Muhammad Morsit, që kanë demonstruar, e fajësojnë ushtrinë për sulm.

Përleshjet u bënë pesë ditë pasi ushtria e përmbysi Morsin, pas demonstratave në gjithë vendin, në të cilat kërkohej dorëheqja e tij.
XS
SM
MD
LG