Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Ulja e aeroplanit të Moralesit ishte “fatkeqe”


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thotë se ulja e aeroplanit të presidentit të Bolivisë, Evo Morales, në Vjenë, ishte “fatkeqe” dhe se incidentet e tilla nuk do të duhej të ndodhnin.

Presidenti Evo Morales, po udhëtonte me aeroplan nga Moska për në Bolivi më 2 Korrik, kur aeroplani i tij është dashur papritmas të ateroj në Vjenë.

Disa vende evropiane kishin refuzuat ta lejojnë aeroplanin e tij të kaloj nëpër hapësirën ajrore të tyre për shkak të dyshimeve se në aeroplan mund të ishte Edward Snowden, ish-kontraktor i inteligjencës amerikane.

Incidenti ka shkaktuar reagime të ashpra në Amerikën Latine, e veçanërisht në mesin e shteteve me udhëheqje të majtë, që janë të afërta me Bolivinë.

Deklaratën e sotme Ban Ki-moon e dha pas takimit me ambasadorët e Bolivisë, Kubës, Ekuadorit, Nikaraguas dhe Venezuelës.
XS
SM
MD
LG