Ndërlidhjet

Qeveria e shqetësuar pse kosovarët po ikin


Ilustrim
Ilustrim
Me iniciativën e ministrës për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, të mërkurën në Prishtinë është mbajtur takimi bashkërendues me institucionet përgjegjëse për luftimin e kontrabandimit me qenie njerzore.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në këtë takim është ngritur si shqetësuese çështja e rritjës së numrit të azilkërkueve nga Kosova të cilët janë duke e shfrytëzuar teritorin e Sërbisë për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin Hungarez.

Ministrja Çitaku dhe të pranishmit janë pajtuar se kosovarët nuk kualifikohen për azilkërkues në vendet e BE-së pasi që Kosova nuk konsiderohet vend i krizave ku të drejtat themelore ju cenohen individëve të cilësdo përkatësi etnike, religjioze apo gjinore.

Në takim u konstatua se personat që bien pre e këtyre mashtimeve, rrezikojnë sigurinë e tyre personale, shpenzojnë mjete të panevojshme dhe përfundojnë në qendra për azilkërkues të cilët në një afat shumë të shpejtë do të riatdhesohen në Kosovë dhe do t’ju ndalohet hyrja në zonën Shengen për 3-5 vitet e ardshme.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Z. Maxhuni njoftoi të pranishmit që tashmë kanë nisur disa hetime të cilat do të rezultojnë të sukseshme të cilat kanë për qëllim hetimin dhe arrestimin e atyrë që ofrojnë shërbime të kontrabandimit por edhe atyrë që e fasilitojnë këtë proces.

Nga EULEX-i u kërkua që të ketë nja bashkpunim të ngushte me Institucionet e BE-së si Europoli dhe të sigurohet bashkpunim i afërt me institucionet e Kosovës, Sërbisë por edhe shteteve anëtare të BE-së për ta luftuar së bashku këtë dukuri e cila është pjesë e krimit të organizuar.

Në takim kanë marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe udhëheqësi i Divizionit Ekzekutiv të EUELX-it Mats Mattsson.
XS
SM
MD
LG