Ndërlidhjet

Kanada – 30 të zhdukurit llogariten si të vdekur


Kanada - Vagonët e trenit të shkrumbuar në Lac Megantic, 09Korrik2013
Kanada - Vagonët e trenit të shkrumbuar në Lac Megantic, 09Korrik2013
Zyrtarët shtetëror të Kanadasë thonë se 30 njerëz që janë të zhdukur pas përplasjes së trenit në Kuebek tani llogariten si të vdekur.

20 trupa të viktimave të kësaj tragjedie janë gjetur deri më tani, kur një tren që transportonte dhjeta vagonë me naftë ka dal nga binarët dhe është përplasur.

Kreu i kompanisë amerikane hekurudhore, treni i së cilës transportonte naftën në Lac-Megantic ka fajësuar inxhinierin e makinës se ka dështuar që të frenojë si duhet.

Pjesë të zonës së shkatërruar ende vazhdojnë të jenë të paqasshme për ekipet shpëtimtare për shkak të nxehtësisë dhe rrezikut, edhe pesë ditë nga tragjedia.

Dhjeta ndërtesa janë bërë shkrumb e hi në qendrën historike të qytetit, përfshirë edhe një kafene të famshme e cila ishte e stërmbushur me klientë në kohën e incidentit.
XS
SM
MD
LG