Ndërlidhjet

logo-print

Projekt-ligji i amnistisë sot prapë në Kuvend


Ilustrim

Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë sot para vetes sërish projekt-ligjin për amnistinë, por në një formë që thuhet të jetë më ndryshe nga drafti i parë.

Në leximin e parë, ky projekt-ligj nuk arriti që të kaloj, pasi nuk mblodhi dy të tretat e votave të nevojshme, që kërkohen për ndryshime të tilla.

Për të kundërshtuar miratimin e këtij projekt-ligji, mbi 6,000 qytetarë janë nënshkruar në një peticion të shoqërisë civile i cili pritet të dërgohet në kuvend.

Ndryshe, në kohën kur në parlament do të debatohet për projekt-ligjin e amnistisë, jashtë ndërtesës është paralajmëruar një protestë e cila është thirr për në orën 11h.

Tash e gjashtë ditë, përballë kuvendit proteston një grup i qytetarëve dhe aktivistë të Vetëvendosjes, në shenjë kundërshtimit të projekt-ligjit për amnistinë.

Seanca e sotme në Kuvend është caktuar për orën 10h.
XS
SM
MD
LG