Ndërlidhjet

logo-print

Filipine-Ushtria afat 4 vjet për të luftua guerilët


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i ushtrisë së Filipineve thotë se forcat qeveritare mbesin të përkushtuara që të çrrënjosin deri në vitin 2016 rrebelimin komunist mbi 44 vjeçar në këtë shtet.

Shefi i Shtatmadhorisë ushtarake Gjenerali Emmanuel Bautista tha të enjten në një konferencë për shtyp se humbjet e betejave dhe dorëzimet e militantëve të Ushtrisë së Re Popullore, që është një grupacion rural paraushtarak, kanë rënë në vetëm 4,000 forca.

Megjithatë ai bëri të ditur se kjo forcë guerile, që ka intensifikuar sulmet muajve të fundit në pjesën jug-lindore të Filipineve mbetet kërcënimi kryesor i sigurisë.

Ky formacion për nga jetëgjatësia, është një prej më të vjetërve në Azi.

Mirëpo forca guerile është dobësuar me vite, marr parasysh se gjatë viteve të tetëdhjeta numëronte mbi 25,000 luftëtarë, por humbjet e saja në beteja dhe dorëzimet e ushtarëve e kanë dobësuar dukshëm.
XS
SM
MD
LG