Ndërlidhjet

logo-print

Australi - Fundoset anija, mbyten 9 klandestinë


Ishujt Christmas - Anije që transporton emigrantë për Australi (Ilustrim)

Ishujt Christmas - Anije që transporton emigrantë për Australi (Ilustrim)

Autoritetet australiane njoftojnë se një fëmijë ka vdekur dhe tetë persona janë zhdukur, pasi anija e tyre ishte përmbysur në Oqeanin Indian.

Sipas rojeve bregdetare, kjo anije peshkimi po bartte 97 klandestinë që donin të shkonin në Australi, para se lundruesja të fundosej pranë Ishujve Christmas.

Ky ishull shërben shpesh si destinacion për anijet që transportojnë emigrantë nga Indonezia.

Ministri i punëve të brendshme Jason Clarke tha se 88 persona kanë mbijetuar tragjedinë, dhe janë kryesisht nga Afganistani, Irani dhe Shri Lanka.

Që nga viti 2007, mbi 45,000 azilkërkuar, kryesisht nga Afganistani dhe Lindja e Mesme kanë arritur të prekin tokën australiane, ndërsa më se 1,000 të tjerë janë mbytur.
XS
SM
MD
LG