Ndërlidhjet

Kinë - Protestat ndalin ndërtimi i centralit nuklear


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet kineze kanë anuluar planet për ndërtimin e një centrali bërthamor në një qytet jugor – një ditë pasi qindra protestues kërkonin që ky projekt të ndalet.

Qeveria lokale e Heshan, ka bërë të ditur përmes një deklarate të shtunën se “për të respektuar vullnetin e popullit” qeverisja nuk do të mbështet projektin e Koorporatës Kombëtare Kineze Bërthamore.

Qindra njerëz kanë marshuar të premtën në rrugët e qytetit, për të kundërshtuar projektin, që kap vlerën prej 6 miliadër dollarë, në të cilin parashihej ndërtimi i një centrali për pasurimin dhe konvertimin e uraniumit.

Demonstratat që ndërlidhen me çështje mjedisore janë shpeshtuar në Kinë, ku ekspansioni industrial ka ngritur tejmase ndotjen në shumë pjesë të shtetit.
XS
SM
MD
LG