Ndërlidhjet

Al-Sisi: Të gjitha partitë kanë qasje në politikë


Egjipt - Ministri i mbrojtjës së Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi
Egjipt - Ministri i mbrojtjës së Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi
Shefi i ushtrisë së Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi tha të dielën se asnjë grup nuk është i ndaluar që të marr pjesë në politikë.

Gjatë një fjalimi, gjenerali al-Sisi ka mbrojtur vendimin e ushtrisë që të përmbysë nga pushteti Mohamed Morsi, duke thënë se ish-presidenti ka humbur legjitimitetin pas demonstratave masive që u organizuan kundër tij.

“Çdo forcë politike, pa asnjë përjashtim duhet ta dijë se se i ka mundësitë e barabarta, dhe asnjë lëvizje ideologjike nuk është e ndaluar që të marr pjesë në jetën politike”, tha Abdel Fattah al-Sisi.

Më herët, prokurori i shtetit ka ngrirë fondet e 14 liderëve të Vëllazërisë Myslimane dhe disa liderëve islamist.
XS
SM
MD
LG